Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së Lumir Abdixhiku, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes Vjosa Osmanit dhe liderit të VV’së Albin Kurtit, shkruan Gazeta Metro.
Ai tha se është disi e panatyrshme ta shohësh dikë me të cilën ke qenë në të njëjtën parti, duke u bërë pjesë e një liste tjetër.
‘’Është panatyrshme që ta shohësh në taborrin tjetër, një person që e ke pasur bartëse të listës, dhe kandidate për kryeministër. Vjosa tani është e Vetëvvendosjes ndërsa unë i LDK’së.
Abdixhiku përmendi edhe mundësinë e kalimit të tij në Vetëvendosje, që sipas tij duket e pamundur.
‘’I kuptoj ata që më thonë të kaloj në Vetëvendosje. Por partitë politikë nuk janë klube futbolli, ato janë ideologji në vete, s’mund të jem pjesë e LDK’së dhe nesër e partisë tjetër që ka bindje tjera ideologjike. Më parë e lët politikën fare se të ndërroj këto mendime’’, përfundoi Abdixhiku./gazetametro.net
Discussion about this post