Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zyrtarët e lartë të LDK’së e kundërshtojnë atë sa herë që flet, madje edhe kundër ish-kryetarit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, i cili është akuzuar për spastrim etnik në Kosovë por që nuk u fajësua në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë pasi që ai vdiq para vendimit.
‘’LDK mua më ka përjashtuar. Nuk më është dhënë asnjë mundësi e vetme që unë të jap kontribut në atë parti. Është cështje e devijimit total nga programi me të cilin jemi pajtuar. Nuk di si mund të ketë hapësirë këtu për bashkëpunim të mëtutjeshëm me njerëz që sot japin premtime, dhe nesër shkojnë në një rrugë tjetër dhe unë mbetem vetëm’’, ka thënë ajo.
”Edhe kur flas për krimet e Milosheviqit, ata gjejnë dicka të më kundërshtojnë mua sepse flas kundër Millosheviqit’’, tha ajo në kanal 10.
Discussion about this post