|Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë reaguar edhe një herë ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi. Thaci kishte thënë se disa familjarë të Osmanit kanë punuar për Serbinë. E Osmani ka thënë se nëse dikujt nga familja e saj i ndodh diçka, atëherë fajtor do të jetë presidenti.
“Kjo ma kujton gjuhën e viteve të 90’ta kur zyrtarët e LDK-së shpalleshin bashkëpunëtorë të Serbisë dhe pastaj e dinë çka ju ndodhë atyre. Dua të them sot se familja ime do të merret me tëra këto me institucionet e drejtësisë, por nëse diçka i ndodh familjes time, ne e dimë kush është përgjegjës”, tha Osmani në RTK.
Po ashtu, Osmani ka hatërmbetje me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, pasi i njëjti nuk reagoi.
“E kam parë reagimin e kryetarit Mustafa kur kanë qenë disa shkrime në Facebook në portale, por nuk ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ku është momenti kur kërcënimi bëhet serioz”, ka deklaruar ajo.
Discussion about this post