Një gjykatë në Itali ka lënë të lirë një vajzë 20-vjeçare, e cila një vit më parë vrau babain e saj të dhunshëm, pas një sherri në familje.
Deborah Sciacquatori vrau babain e saj me thikë për t’u vetëmbrojtur nga sulmi i tij.
Babai i saj, i cili ndodhej në gjendje të dehur, sulmoi fizikisht 20-vjeçaren, bashkë me nënën dhe gjyshen e saj në apartamentin e familjes në Monterotondo.
Hetuesit arritën në konkluzionin se vajza ishte tmerruar nga sulmet ndaj saj dhe familjarëve të saj dhe vrasja ka ndodhur për vetëmbrotje.
Gjykata vendosi mbylljen e hetimeve ndaj vajzës, e cila do të jetë e lirë tashmë.
Vrasja ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit, më 19 maj 2019, kur Lorenzo Sciacquatori, pasi kaloi natën jashtë, u kthye në shtëpi i dehur duke shkelmuar derën.
Sapo dera u hap, ai sulmoi fillimisht bashkëshorten e tij. Debora dhe gjyshja e saj ndodheshin në shtëpi. Ato u larguan nga shtëpia, ndërsa ai i ndoqi nga pas.
Debora, duke parë që babai i saj po rrihte nënën e saj, u përpoq të vetëmbrohej, duke goditur me të gjithë forcat që kishte të atin.
Më pas, ajo arriti të merrte një thikë duke e goditur babain, e duke i shkaktuar gjakderdhje të rëndë, e cila i shkaktoi humbjen e jetës burrit të dhunshëm.
Burimi: Fanpage.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Discussion about this post