Zyrtarët perëndimorë kanë konfirmuar se tre komandantë rusë janë vrarë, raporton Sky News, përcjell Periskopi.
Gjenerali rus, Andrei Sukhovetsky është qëlluar nga një snajper, teksa zyrtarët perëndimorë thanë se një komadant i një divizioni dhe një komadant i një njësiti janë vrarë gjithashtu nga forcat ukrainase.
Zyrtari tha: “Vlerësimet e mia janë se këta komandantë janë vrarë sepse ata po shkonin më tutje dhe më afër frontit”.
“Kjo është indikacion e një shkalle të frustrimit dhe një shkalle të mungesës së progresit dhe ata po përpiqeshin të vënin në pah personalitetin e tyre në fushëbetejë dhe po vendosnin veten e tyre në rrezik”, shtoi zyrtari.
Discussion about this post