Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyci, i ka reaguar nënkryetar të VV-së, Besnik Bislimi, pasi ky i fundit ka parashikuar një fitore të madhe për VV-në nëse mbahen tani zgjedhjet, derisa ka parashikuar ulje të ulëseve të Kuvendit për PDK-në dhe LDK-në, shkruan GazetaBlic.
Në një postim në Facebook, Bytyci ka ironizuar me këtë, gjersa ka përmendur deklaratën e Bislimit në kohën kur ishte ministër i Financave, se ka pasur ulje të papaunësisë në fillim të COVID-19 në Kosovë.“Besnik Bislimi, në fillim të pandemisë pati pretenduar për ulje rekord/historik të papunësisë në kohë të krizës ekonomike.bKaq për njohuritë e tij lidhur me numrat”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sipas Besnik Bislimit nga Lëvizja Vetëvendosje, kurdo që mbahen zgjedhjet, partia e tij i merr 55 deputetë, LDK 18, ndërsa PDK pak më pak se LDK.
Koment:
Besnik Bislimi, në fillim të pandemisë pati pretenduar për ulje rekord/historik të papunësisë në kohë të krizës ekonomike.
Kaq për njohuritë e tij lidhur me numrat.
Por, pyetja që duhet shtruar është pse nuk po e publikojnë hulumtimin e tyre të fundit Lëvizja Vetëvendosje, ku kjo e fundit siç duket, ka pësuar rënie mbi 10%, ndërsa PDK ka po aq rritje?
Profesori i ekonomisë pati dështuar keq si ministër i financave që t’i ofrojë një pako të emergjencës financiare për sektorin privat, pasojat që është duke i ndjerë ende ky sektor.
Kështuqë, një këshillë miqësore Profesorit të ekonomisë që e pati dështuar ekonominë e Kosovës: Aman mos u merr me numra!
Discussion about this post