Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren përmes një postimi në facebook njofton se xhemati i Prizrenit kontribuoi me 93.286.20€ për ndihmë të prekurve nga tërmetet që goditën disa zona në Turqi dhe Siri.
Njoftimi i plotë:
93.286.20€ mblodhi KBI-Prizren
100 mijë falënderime për xhematin e Prizrenit
Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në emër të nëpunësve të saj, falënderon xhematin e Prizrenit, që kontribuan në sexhaden e shtruar në të gjitha xhamitë e Prizrenit më 10.02.2023, për ndihmë të prekurve nga tërmetet që goditën disa zona në Turqi dhe Siri.
Shuma totale e mbledhur është 93.286.20€ (nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e 20/100).
Të bashkëngjitur e gjeni listën me detaje për kontributin e xhematit të secilës xhami.
Lusim Allahun t’i shpërblejë të gjithë për kontributin!