Një ilaç gjerësisht i përhapur dhe i lirë që quhet “dexamethasone” mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të pacientëve që janë shumë të sëmurë me koronavirus.
Ekspertët britanikë thonë se trajtimi me dozë të ulët me steroid është një arritje e jashtëzakonshme në betejën kundër virusit vdekjeprurës.
Ai e kufizon rrezikun e vdekjes në përmasa fantastike për 1/3 -at e pacientëve që janë nën trajtim intenziv me ventilatorë. Për ata me oksigjenë, kufizonte rrezikun e vdekjeve po ashtu, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ilaçi është pjesë e testimeve më të mëdha në botë mbi trajtimet ekzistuese, për të parë nëse ato funksionin edhe për koronavirusin.
Hulumtuesit vlerësojnë se nëse ilaçi do të kishte qenë i qasshëm në Britani prej fillimit të pandemisë me koronavirus, deri në 5 mijë jetë njerëzish do të ishin shpëtuar.
Për shkak të çmimit të lirë, mund të ketë përfitime të mëdha për shëndetin publik edhe për vendet e varfra si Kosova. /Periskopi
Discussion about this post