Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas vendosjes së masave të reja anti Covid në vend, shkruan Gazeta Blic.Ai ka falenderuar Policinë e Kosovës për përkushtimin e madh që po tregon në respketim me përpikmëri të këtyre urdhëresave.
“Në zbatimin e rreptë të masave janë edhe Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale dhe shtabet komunale për zbatimin e Ligjit anti COVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalmin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19”
Tutje Zemaj ka paralajmëruar mbyllje edhe për komunat e tjera nëse vazhdon trendi i rritjes së infekioneve me Covid.Postimi i plotë:Masat e reja për të ndaluar të gjitha hyrjet dhe daljet në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gjilan, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime, po respektohet.
Falënderoj Policinë e Kosovës për përkushtimin e madh.
Në zbatimin e rreptë të masave janë edhe Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale dhe shtabet komunale për zbatimin e Ligjit anti COVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19.Bashkë me IKSHPK-në po përcjellim me vëmendje situatën epidemiologjike, bazuar në hartën e rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja në komunat të tjera, edhe ato do të mbyllen.Ju lus të keni kujdes, rreziku nga virusi ekziston dhe për shkak të mos përmbushjes së rekomandimeve.Bashkë ia dalim.#Maskën😷
#Distancën↔️
#Higjienën🧼
Discussion about this post