Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pasur sot një takim me kryetarin e degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku.
Ky takim vjen në kohën kur ka pasur zëra të ndryshëm, se po kërkohet rikthimi i Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës.
Fotografi nga takimi Limaj-Lushtaku ka publikuar kryetari i Skënderajt, Fadil Nura.
“Një pasdite, çaj me miq!”, ka shkruar Nura.
Ditëve të fundit ka pasur raportime se mund të ketë një rikthim të Fatmir Limajt në PDK..
Discussion about this post