Demokracia Studentore”, pretendon se zëvendësministri i ri i Arsimit, Driton Bardheci nuk ka fakultet të mbaruar, andaj kërkon shkarkimin e tij të menjëhershëm.
Kjo organizatë studentore vlerëson se që politika ka hyrë thellë në sistemin arsimor duke degraduar atë në të gjitha aspektet
Ky është reagimi i plotë:
Demokracia Studentore kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zv. ministrit të Arsimit!Emërimi i Driton Bardhecit si zv. Ministër i Arsimit nga radhët e AAK-së një studenti i cili ende nuk i ka përfunduar studimet është një goditje e rëndë që ju ka bërë sistemi arsimorë në Kosovë, andaj ne si organizatë kërkojmë nga Kryeministri i Kosovës z. Avdullah Hoti që ta shkarkoj menjëherë këtë zv. ministër pasi që nuk i plotëson kriteret të jetë në këtë pozitë’
Degradimi i Arsimit po ndodh nga të gjitha qeveritë që po vinë në pushtet pasi që politika ka hyrë thellë në sistemin arsimor duke degraduar atë në të gjitha aspektet pa mëshirë duke i shfrytëzuar pazaret politike të natës për të punësuar militant partiak ka bërë që arsimi të degradohet nga themelet.
Discussion about this post