Propozimi evropian i pranuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmban dy Nene “jashtëzakonisht problematike” që çojnë “përtej Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të vitit 2013 ose 2015”, thotë Zgjim Hyseni nga PSD në një përgjigje për Insajderin.
Këto dy Nene, përkatësisht Neni 7 dhe Neni 10 “ndërtojnë autonomi” dhe atë të përtej Asociacionit, shpjegon Hyseni.
“Neni 7 përmend ‘vetëmenaxhimin’. Mirëpo, kur përmendet ‘Vetëmenaxhimi’ nuk është mbrapa epiteti lokal. Flitet vetëm për ‘vetëmenaxhimin e komunitetit serb’. Që i bjen se komuniteti serb po merr element që shkon përtej dispozitave të planit të Ahitisaarit, do të thotë që po bëhet element shtet-formues. Kjo është jashtëzakonisht problematike, duke e marrë parasysh që përveç kësaj në Nenin 10 është edhe Asociacioni. Pra, në Nenin 7 e kemi ndarjen etnike dhe paralelizmin, dhe në Nenin 10 e kemi e kompetencat dhe territorializimin, që është përmes Asociacionit. Do të thotë, dy elemente thelbësisht të dëmshme i kemi me këtë marrëveshje”.
Hyseni beson që në fakt Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk posedon legjitimet për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
“Nuk e pranojmë asnjë arsyetim të presionit. Nëse ki presion atëherë pyeti njerëzit nëse ata janë në gjendje të ta pranojnë këtë koncesion përmes zgjedhjeve, e nëse jo atëherë në Kosovë munden m’eu miratu Ligji për Referendumin edhe njerëzit m’eu shpreh thjeshtë për këtë marrëveshje. Përndryshe, nëse asnjërën prej këtyre nuk e konsideron ne nuk ka më me bë vlerësim objektiv se sa ka e pas e sa nuk pas fuqi negociuese Kosova. Thjesht kjo parti e ky lider është tu e bë këtë gjë vetëm për një arsye, për të vazhduar dhe mbajtur pushtet. Kjo marrëveshje është për me rujt pushtetitn dhe asgjë më shumë”, thotë mes tjerash ai./Insajderi/