Mandatari për kryeministër Avdullah Hoti, ka paraqitur para medieve emrat e propozuar për ministra nga LDK.
Ministrat nga kjo parti do të jenë: Driton Selm zëvendëskryeministër i dytë, Hykmete Bajrami – ministre e Financave, Besian Mustafa – ministër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi – ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Anton Quni – ministër i Mbrojtjes, Arbani Abrashi – ministër i Infrastrukturës, Agim Veliu – ministër i Punëve të Brendshme, Armend Zemaj – ministër i Shëndetësi , shkruan Gazeta Insajderi.
“Falënderoj kryetarin dhe kryesinë për mbështetjen e plotë”, ka thënë shkurt Hoti.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ku edhe kryetari Isa Mustafa, ka folur për sfidat që e presin Qeverinë Hoti.
Ai ka thënë se sfidë do të jetë shëndetësia, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu me Serbinë./ Insajderi.org
Discussion about this post