Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bujar Cakolli ka dal kundër vendimit të kryesisë së partisë për t’i shkuar në takim Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, shkruan Gazeta Express.
Cakolli përmes një postimi në ”Facebook” këtë vendim të partisë e ka konsideruar gabim.
“GABIM! PIKË!”, ka shkruar ai.
Në ndërkohë , Nënkryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, ka konfirmuar për Express, se kjo parti do të marrë pjesë të hënën në takimin e thirrur nga Kurti e Osmani.
“PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë Krasniqi për Express.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV-së, Vjosa Osmani, kanë ftuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, për një takim të hënën më 15 mars në ora 11:30./Express/
Discussion about this post