Në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 147 raste të reja të personave të prekur me Covid-19, shkruan IndeksOnline.
Prishtina si ndodh rëndom ka pasur më së shumti raste të personave të prekur me Covid, saktësisht 38 raste. Ajo pasohet nga Podujeva që ka përgjysmë më pak raste, saktësisht 19 raste.
Në vendin e tretë renditet Mitrovica me 14 raste, e pas saj vjen Gjilani me 9 raste. Në vendin e pestë renditet Ferizaj me 8 raste, e në të gjashtin Prizreni me 6 raste. Komuna e Dragashit ka 5 raste, aq sa ka edhe Fushë Kosova, Peja e Vitia që përmbyll dhjetëshen e parë të qyteteve me më së shumti raste brenda një dite, shkruan IndeksOnline.
Discussion about this post