Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 112 raste të reja me koronavirus.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja vijnë nga 22 komuna të Kosovës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Discussion about this post