Numri i rasteve të reja me koronavirus që një kohë në Kosovë është dukshëm në rënie.
Bashkë me rënien e numrit të rasteve të reja, është vërejtur edhe ulje e vdekshmërisë së pacientëve të infektuar, shkruan lajmi.net.
Gjerë më tani, në Kosovë janë konfirmuar gjithësej 15 mijë e 758 raste me COVID-19, nga 69 mijë e 652 persona të testuar.
Numri i viktimave në vendin tonë ka arritur ndërkaq në 630.
Rënie ka edhe në numrin e rasteve aktive, pasi që ditëve të fundit është shënuar numër më i lartë i pacientëve të shëruar.
Numri total i rasteve aktive aktualisht është 1 mijë e 341. /Lajmi.net/
Discussion about this post