Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Ndonëse ishte ndër personat e parë që morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer, rezultati i testit të tij doli pozitiv.Top Channel mëson se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka dalë pozitiv të martën, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.Që prej fillimit të pandemisë, mjeku infeksionist shërbeu në spitalin Infektiv, i njohur ndryshe si Covid 1, ndaj të gjithë pacientëve që kishin nevojë për trajtim ndaj koronavirusit. Top Channel
Discussion about this post