Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19 që nga marsi i vitit të kaluar, kur edhe dolën rastet e para pozitive, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo për dallim nga muajt e verës, në muajin e fundit gjendja me koronavirus është qetësuar.
Aktualisht, në Kosovë janë 456 raste aktive me COVID-19, shkruan Sinjali.
Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste pozitive, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 21, e numri i përgjithshëm është 157.205.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 2,974./GazetaSinjali/
Discussion about this post