Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilëve u duhet të kryejnë Rezonanca Magnetike.
Krasniqi tha se s’ka më listë të pritjes për këtë rezonancë.
Ai deklaroi se prej sot, pacientët nuk do të presin për kryerjen e Rezonancës Magnetike, transmeton Indeksonline.
“Edhe përkundër fokusit në pandeminë COVID-19, me angazhimin menaxherial dhe profesional të stafit të Radiologjisë është arritur të eliminohet në terësi lista e pritjes”, tha Valbon Krasniqi.
Duhet përkujtuar që për shumë pacientë ka qenë pproblem shpesh herë pritja e gjatë për Rezonance Magnetike.
Discussion about this post