Që nga 13 marsi kur u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, gjithsej 14 mijë e 446 persona në Kosovë janë infektuar me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.
Derisa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë është 2 mijë e 832, pesë komuna aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv.
Parteshi, Novobërda, Kllokoti, Leposaviqi dhe Zveçani janë komunat me zero raste aktive.
Që nga fillimi i pandemisë, në Leposaviq katër persona e kanë humbur jetën në betejën me këtë virus, në Zveçan është shënuar një viktimë, ndërsa në tri komunat e tjera të lartpërmendura nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/
Discussion about this post