Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 50 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja vijnë nga komuna të Kosovës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosova 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste , komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Discussion about this post