Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar rëninen e numrit të të prekurve me Covid-19 në Republikën e Kosovës.
Sipas tij, vendi ynë është më mirë se shumë vende të tjera në rajon.
“… edhe më mirë se vendet me sistem më të avancuar shëndetësor, e kjo na bën edhe më të përkushtuar e të vendosur që ta ngrisim performancën e shëndetësisë tonë”, ka shkruar ai.
Postim i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar kontribues e bashkëpjesëmarrës në luftimin e pandemisë,
Me përkushtimin dhe angazhimin maksimal, ka rënie të trendit të të infekuarve, ku sot nga 561 të testuar, raste pozitive janë 50.
Jemi më mirë se shumë vende të tjera në rajon, madje edhe më mirë se vendet me sistem më të avancuar shëndetësor, e kjo na bën edhe më të përkushtuar e të vendosur që ta ngrisim performancën e shëndetësisë tonë.
Të nderuar qytetarë,
Sot, kur po i bëj 100 ditë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, dua t’ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë këtyre ditëve, me të gjitha institucionet për respektimin e masave sa i përket mbrojtjes nga Covid 19.
Kam vizituar shumë qytete dhe fshatra, kam takuar shumë qytetarë, kemi folur e kemi ballafaquar argumente pro dhe kundër pranisë dhe luftimin e virusit Covid-19 në mesin tonë.
Nga të gjitha takimet me juve, në tërë vendin, rrjedh një përfundim i padiskutueshëm se të bashkuar ia dalim.
Qytetarë të vendit tim,
Do të jem unë me tërë ekipin tim në shërbimin tuaj në pajtim me mandatin ligjor, duke ju siguruar dhe do të bëjë gjithçka që ta ulim numrin e të prekurve me Covid 19, të infektuarve t’ju qëndrojmë afër si dhe të gjithë së bashku të kujdesemi për shëndetin e të gjithëve.
Të nderuar qytetarë,
Përzemërsisht ju ftoj që edhe më tej të jeni bashkëpunuesit tonë, sepse vetëm të bashkuar, mund të arrijmë aty ku dëshirojmë, ta largojmë pandeminë!
Bashkë mund t’ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!
Discussion about this post