Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po konsideron se Kosova është duke e menaxhuar më mirë se vendet e rajonit pandeminë e koronavirusit.Në Facebook, Zemaj ka publikuar bilancet e të infektuarve dhe viktimave në 24 orët e fundit në vendet e rajonit, duke i krahasuar me ato të Kosovës.
Zemaj në këtë formë shprehet se Kosova po është në situatë më të mirë dhe po e menaxhon më mirë krizën e COVID-19.
“Me përkushtimin dhe angazhimin maksimal, gjithçka është e mundur! Ne vazhdojmë!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook.
Discussion about this post