Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 43 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Kështu, numri total i të infektuarve është 14 mijë e 882 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 60 mijë e 235 mostra.
IKSHPK njoftoi edhe për edhe 239 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 87.
Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar edhe tri raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e dërguar kështu në 607 numrin e viktimave.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 4 mijë e 625 raste, 74 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.
Pastaj vjen komuna e Gjilanit, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 989 të infektuar, 33 prej të cilëve kanë ndërruar jetë../Gazeta Sinjali/
Discussion about this post