Njerëzit që marrin mjaftueshëm vitaminë D kanë 52 përqind më pak rrezik që të vdesin nga koronavirusi i ri, shkruan gazeta Daily Mail.
Kështu thuhet në një studim, që arrin në përfundimin se njerëzit më të rrezikuar janë ata që kanë mungesë të kësaj vitamine, e cila njihet ndryshe edhe si vitamina e rrezeve të diellit.
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar dhe mund të luftojë inflamacionet.
Kjo mund të jetë arsyeja se përse vitamina është një faktor kyç në luftën që i bën trupi koronavirusit.
Studimi është kryer nga Universiteti i Bostonit në SHBA.
Ky universitet kishte zbuluar më herët se personat që kanë mjaftueshëm vitaminë D kanë 54 përqind më pak mundësi që të preken nga koronavirusi në radhë të parë.
Discussion about this post