Infektologu, Sali Ahmeti, në një prononcim për “Gazeat Blic” ka thënë se nuk pret të ketë një valë të dytë të ashpër të rasteve me Covid 19 në Kosovë.
Ahmeti ka theksuar se vendi ynë e ka kaluar tashmë një valë të madh të infeksioneve me Koronavirus gjatë muajve korrik-gusht dhe nuk pret të ketë një situatë të ngjashme.Ai thotë se megjithëse ku virus mbetet ende i panjohur, në muajt në vijim nuk pret të ketë numër aq të madh të rasteve sa në fazën e parë.
“Gjatë muajve korrik-gusht e kemi patur një fazë mjaft të ashpër të infeksioneve me Covid, me një numër të madh të rasteve që kanë patur nevojë për hospitalizimin, një pjesë tjetër që kanë marrë trajtim në ambullanta për që nuk patur nevojë të hospitalizohen, raste asimpomatike dhe ato që janë trajtuar me terapi. Mund të kemi raste të reja gjatë këtyre muajve në vazhdim por personalisht mendoj se nuk do të kemi një valë të dytë shumë të ashpër.
Sidoqoftë virusi ende vazhdon të jetë enigmatik, por nuk mendoj se do të kemi valë apo numër të madh të rasteve që e kemi pas në fazën e parë” tha ai.Infektologu Ahmeti ka theksuar se tashmë peiudha e vjeshtës pritet të paraqesë vështirësi në menaxhimin e rasteve me Koronavirus për shkak të gripit sezonal“Një gjë duhet me pas kujdes, periudha tash prej tetor deri në dhejtor paraqet vështirësi në menaxhimin e rasteve me Koronavirus për faktin se tani është faza e infeksioneve të tjera respiratore, të virusit sezonal ose viruseve të tjera sezonale.Ekziston mundësia e infeksioneve krahas me Covid edhe me këto viruse dhe rëndon edhe gjendjen shëndetësore të pacientëve” tha Ahmeti për Gazeta Blic.
Lakorja e rasteve me Koronavirus ka rënë ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit në vendit tonë.Pas uljes së rasteve disa vende të Bashkimit Evropian kanë hequr masën e karantimit për kosovarët.Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 52 raste të reja me Covid 19, një numër relativisht më i vogël se ai i korrik dhe gusht kur Kosova përjetoi valën më të rëndë.Ndërsa, në shumë vende të BE-së, ka patur një shtim rekord të rasteve me Koronavirus, ç’ka ka sjellë rikthimin e masave kufizuese ./Gazeta Blic/
Discussion about this post