Një qytetar po pretendon se sot ka marrë një thirrje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, me ç’rast edhe i ishte kumtuar lajmi se ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Ndonëse mori thirrje nga Institucioni, qytetari thotë se nuk e ka kryer fare testin dhe nuk është paraqitur tek ndonjë institucionet shëndetësor.
Sipas tij, përmes mesazhit u kontaktua edhe nga një laborator privat. “Çka o tu ndodh në të vërtetë nuk di…” thekson qytetari.
Madje, raportuesi thotë se IKSHPK-ja e kërcënoi pasi ky i fundit mohoi se është testuar, duke i thënë se “je shëtit”, transmeton Reporteri.net.
“Ku te ankohem?!Sot ne mengjes m’u paraqiten prej institutit shendetsise “Miremengjes Dardan, para dy jave keni bere test dhe keni dal pozitive, tash a jeni mire?” Une i quditur se as nuk kam mendu me bo test, e leje mo me bo. “Jeni gabim se une skom bo test” i thash, ma kthej me nervoze: “Na sjena gabim ti e ki gabim” plus m’kercnoj: “Edhe ki dal pozitiv edhe je shetit.” N’fund masi kuptoj qe pernime s’kom bo: “Neise, neise hajt diten e mire” Mas 30 min me erdh nje mesazh nga nje laborator privat(mesazhin e postoj ne koment)Ç’ka o tu ndodh ne te vertet nuk di. A i ka ndodh edhe ndokujt?”, shkruan qytetari.
Sidoqoftë, nuk janë të rralla rastet kur qytetarët ankohen në IKSHPK për përzierje të rezultateve. Edhe kohë më parë u adresuarn ankesa të tilla për punën e IKSHPK.
Discussion about this post