Për 6 ditë 95 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infeksionit Covid19, në Republikën e Kosovës.
Gjatë kësaj jave numri i vdekjeve nga koronavirus ka qenë mbi 10 persona për 24 orë, shkruan IndeksOnline.
Numri i viktimave arriti kulminacioni në ditën e shtunë me 19 sosh.
Ndërsa ditën e martë u shënuan më së paku viktima gjatë këtyre ditëve, me 11 vdekje.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pasi klinikat dhe spitalet janë të mbushura e personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, shkruan IndeksOnline.
Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka njoftuar se nga mbrëmë kanë hyrë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.
Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë janë 18 komuna:
Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.
Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zona janë 14 komuna:
Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.
Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.
Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna:
Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit./IndeksOnline/
Discussion about this post