Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se me vaksinën kundër koronavirusit fillimisht do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, shkruan Gazeta Metro.
Kështu bëri të ditur ai në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku është duke raportuar aktualisht.
“Kategoritë prioritare janë punëtorët shëndetësorë, të gjithë personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike e respiratorë, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkri se, neurologjike, personat me diabet”, ka thënë ai.
Zemaj ka thënë se përveç vaksinave që u janë premtuar falas, janë duke shikuar edhe për mundësi tjera të furnizimit.
“Aplikimi zyrtarë nuk do të thotë që nuk po shfrytëzojmë mundësi tjera për vaksina shtesë. Synimi është të vaksinohen kategoritë më të rrezikuara ndaj COVID-19. Ministria e Shëndetësisë po punon në sigurimin e vaksinës COVID-19”, ka shtuar ai.
Discussion about this post