Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat antiCOVID do të arrijnë në fillim të vitit 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Zemaj tha se nëse rritet disiplina e qytetarëve mund të ketë edhe lirim të masave në aspektin kohor të lëvizjes, por nëse ndodh e kundërta atëherë do të shtrëngohen masat.
“Nëse disiplina rritet, rritet përkushtimi dhe e shohim që lëvizjet janë të reduktuara, atëherë ne mund të ecim tutje edhe me lirimin e aspektit kohor të lëvizjes. Nëse e shohim që kufizimi është i detyruar që të parandalojë infeksionin, masat do të jenë në fuqi deri në një situatë më të favorshme epidemiologjike”, tha ai në RTV21.
Tutje Zemaj ka thënë se të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19 duhet të kenë testin negativ me vete.
“Çdo qytetarë që nuk është banorë i Kosovës që vije nga shtete që potencialisht janë shpërndarës të infeksionit dhe janë në listë, ne e kemi si masë që kërkohet testi negativ. Në të kundërtën personi rekomandohet që të shkojë në vetizolim për shtatë ditë. Atëherë organet tona duhet ta mbikëqyrin a është apo jo duke e respektuar masën”, shtoi Zemaj.
Discussion about this post