Prej muajit mars të vitit 2020, kur ka shpërthyer pandemia në Kosovë, kanë vdekur 1534 persona që u infektuan me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Veç në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona, që çoi shifrën në 1534, ndërsa u infektuan 344 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.
Discussion about this post