Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim, në ditën kur ka nisur vaksinimi masiv kundër COVID-19.
Nga MSH-ja kanë thënë se të gjithë ata persona të regjistruar me sëmundje kronike duhet të paraqesin dëshmi mjekësore të nevojshme, sepse në të kundërtën nuk do të vaksinohen.
“Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në komunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:
Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit apo ndonjë dokumenti valid;
Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;
Forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me radhë.
Nëse të njëjtit nuk i paraqesin këto dokumente/dëshmi në qendrat e vaksinimit, nuk do të vaksinohen”, thuhet në njoftimin për media nga MSH-ja. /GazetaSinjali/
Discussion about this post