Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174 ndërsa në total numri i rasteve aktive është 186.
Discussion about this post