Në Kosovë aktualisht janë edhe 184 raste aktive me COVID-19, shkruan Kosova24.
Numri total i rasteve pozitive është 107.620 dhe 2.250 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.186.
Në Kosovë, në anën tjetër po vazhdon vaksinimi antiCOVID.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë për synim që deri në fund të vitit të vaksinojnë 60 për qind të popullatës./Kosova24/
Discussion about this post