Artikulli i “Bloomberg” që e renditi Kosovën të parën në listën e shteteve me më së shumti vdekje nga Pandemia Covid-19 është një padrejtësi dhe aspak e saktë për ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj.
“Kemi 12 mijë e 800 të infektuar, 76% janë të shëruar tashmë dhe janë rreth 3 mijë raste akitive. Në qendrat dhe spitalet tona kemi të shtruar rreth 550 pacientë, 3.5% kanë përfunduar me fatalitet. Jemi ndër vendet më të mira për nga numri i vdekshmërisë.
Ka javë të caktuara sikur ishin disa javë të përparshme, njëra ndër javët ishte më e keqja për ne… dhe kjo ndoshta ishte interpretuar në këtë formë e cila mendoj se ishte e padrejtë” – ka deklaruar ministri Zemaj për Indeks-Intervistë me gazetarin Kreshnik Berisha.
Zemaj ka theksuar se “statistikat janë javore dhe jo për tërë gjendjen e Pandemisë në vend.
Discussion about this post