Mjeku Fahri Beqa tha se varianti i ri i koronavirusit është 70 përqind më i transmetueshëm dhe 30 përqind më vdekjeprurës sesa forma standarte.
Ai shtoi se varianti që është izoluar në Afrikën e Jugut dhe Brazil është më i rrezikshëm se sa ai i përhapur në Britaninë e Madhe.
“Ka ndryshuar pak proteina që i nevojitet virusit për t’u futur në qelizat e organizmit, është 70 përqind më i transmetueshëm sesa forma standarte e parë ndërsa përsa i përket vdekshmërisë rezultatet e tanishme tregojnë se diku tek 30 përqind mund të jetë më vdekjeprurës. Nëse me formën standarte të virusit në 1 mijë të infektuar vdesin 10, në formën e re vdesin 13-14 persona.”, u shpreh mjeku.
Më tej, mjeku shtoi se vaksina Pfizer ka treguar rezultat në 20 variante të tjera të virusit.
“Deri tani kemi të dhëna vetëm për vaksiën Pfizer, sipas studimeve që kanë bërë një grup i caktuar që janë vaksinuar ka treguar sukses të plotë. Moderna nuk ka të dhëna po ashtu dhe AstraZeneca. Sipas informacioneve zyrtare që kemi nga Pfizer vaksina e tyre është testuar jo vetëm në fomën standarte por dhe në rreth 20 variante të tjera dhe ka treguar rezultat të mirë.”, shtoi më tej ai.
Discussion about this post