Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se ministria që ai udhëheq po përgatitet edhe për valën e dytë të pandemisë.
Zemaj tha se nga java e ardhshme do të fillojë shpërndarja e 160 mijë e 500 vaksinave kundër gripit sezonal.
“Ajo që po bëjmë është shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal. Qysh në javën tjetër do të fillojë shpërndarja 160 mijë e 500 vaksinave… tash e kemi marrë mënyrën e shpërndarjes nga QKMF-ja në të gjitha komunat nën mbikëqyrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, tha ai në RTK.
Deri në fund të vitit, ministri i Shëndetësisë premton se do të shpërndahen 500 mijë vaksina gjithsej.
“Jemi në procedurë të shtimit edhe të 340 mijë tjera që nënkupton 500 mijë vaksina do të shpërndahen deri në fund të vitit. Pjesa tjetër është përgatitja për infrastrukturë dhe ngritjen e kapaciteteve humane”, tha Zemaj.
Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars të këtij viti.
Discussion about this post