Sot nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, do të mbahet takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky takim do të fillojë në orën 11:00.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.
Vetëm dje në Kosovë u regjistruan 398 raste të reja dhe një viktimë, kurse ende nuk dihet se kur pritet të vijnë vaksinat antiCOVID.
Discussion about this post