Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës në një konferencë për medie ka shpalur planin për vaksinimin, pasi që tashmë janë siguruar 500 mijë vaksina kundër koronavirusit nga kompania Pfizer.
Ndërsa përmes një shkrimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur listën e personave që do kenë prioritet të vaksinohen të parët.
Zemaj ka thënë se me qëllim të vaksinimit të suksesshëm, IKSHPK ka përcaktuar edhe target grupet për vaksinim si të parat ku bëjnë pjesë:
- Punëtorët shëndetësorë
- Personat e moshës mbi 65 vjeçare,
- Të gjithë personat me rrezik të lartë si ata :
- me sëmundje kronike të traktit respiratorë, siç janë astma, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose bronkitet,
- me sëmundje kronike të zemrës,
- me sëmundje kronike të veshkave,
- me sëmundje kronike të mëlçisë,
- me sëmundje kronike neurologjike, siç është sëmundja e Parkinsonit ose sëmundje tjera neurologjike,
- me aftësi të kufizuara,
- me diabet,
- disfunksian splenik ose aspleni,
- ata me sistem imunitar të dobësuar,
- personat Obes (i përcaktuar si BMI i 40 dhe më lart) ,
- Anëtarët e familjes të atyre pacientëve me rrezik të lartë,
- Ata persona që kujdesen për të moshuarit ose ndaj personave me aftësi të kufizuara, mirëqenia e të cilit mund të rrezikohet,
- Punëtorët që ofrojnë shërbime në një shtëpi të pleqve ose qendër rehabilituese, të cilët janë të përfshirë direkt në kujdesin e pacientë /personit të cenueshëm të cilët janë në rrezik të shtuar nga ekspozimi ndaj gripit,
- Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punëtorët social siç janë asistentët personal, që bëjnë përkujdesje familjare për pacientët me nevoja të veçanta.
- Personat e moshës mbi 40 vjeç,
- Punëtorët e arsimit,
- Policia, ushtria dhe stafi në institucione të rëndësishme shtetërore, si dhe
- Punëtorët e sektorit publik
- Personat me sëmundje shoqëruese dhe shtatzënat;
- Punëtorët e shërbimeve të sigurisë dhe shërbimet e lidhura me menaxhimin e COVID-19 si dhe grupet e tjera…
Discussion about this post