Doktori Elmi Olluri ka thënë se nuk është e vërtetë që po hyjmë në periudhën me rrezik të shtuar në lidhje me pandeminë Covid 19, shkruan Syri.net Kosova.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se profesionistët nuk janë ata që përshkruajnë e referojnë ngjarjet, ato që sipas tij edhe gjyshet i dijnë se këta muaj ishin me shi ose të ngrohtë.
Sipas tij, profesionisti i vërtetë shkruan punime, bën analiza dhe del me fakte shkencore.
Olluri është shprehur i bindur se përkundrazi në muajt në vijim do të ketë rënie të numrit të të infektuarëve si dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit, nëse populli vetëdijësohet edhe 40% e popullates për higjienën, maskën dhe distancën .
Discussion about this post