Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2020 kanë marrë shërbime mjekësore 9.382 foshnja.Prej tyre, 8.905 foshnja janë referuar nga Klinika e Gjinekologjisë, kurse 477 të tjera nga spitalet rajonale, spitalet private apo nga shtëpia, për shkak të manifestimeve klinike.
Në Kujdesin Intensiv dhe Gjysmintensiv të Klinikës së Neonatologjisë, janë trajtuar 1.256 foshnja, nga to 512 iu kanë nënshtruar ventilimit mekanik (ventilatorit), ndërsa 512 foshnja janë vendosur në CPAP Nazal (presion pozitiv me oksigjen).
Te 160 foshnja të lindura para kohe, ndërkaq, është aplikuar survanta ( substancë që nuk prodhohet në mushkëritë e foshnjave të lindura para kohe).“Në hapësirën e destinuar për trajtimin e rasteve të dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19, janë pranuar 60 foshnja të lindura, prej tyre vetëm 4 kanë rezultuar pozitivë.Në bazë të raportit vjetor, janë kryer 3.646 vizita ambulantore, derisa janë realizuar 915 echokardiografi, 858 echo të abdomenit dhe 787 echo të sistemit nervor qendror”, thuhet në njoftimin e tyre.
Discussion about this post