IKSHPK, ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 117 qytetarë.
Ndërkaq, sipas IKSHPK, janë shëruar 131 pacientë.
Rastet e reja vijnë nga këto komuna të Kosovës: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste
dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.
Discussion about this post