Kosova pritet që gjatë këtij muaji të furnizohet me vaksinat e para antiCOVID. Kështu kanë bërë të ditur ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.
E lidhur me këtë, mikrobiologu Lul Raka theksoi se gjatë verës pritet të bëhet vaksinimi masiv.
“Verës fillon vaksinimi masiv, vaksinat e para sipas kontratës me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) “AstraZeneca” do vijnë në shkurt. 100 mijë doza menjëherë pas ardhjes do nisë vaksinimi”, tha ndër tjera Raka.
Raka tregoi edhe se a do të mund të vaksinohen edhe ata persona që kanë kaluar COVIDIN-19. Mikrobiologu tha se personat që e kanë kaluar COVIDIN-19 mund të vaksinohen.
Ai në RTV21 tha se këta persona në fillim do e marrin vaksinën me doza të kufizuara.
“Personat që e kanë kaluar sëmundjen mund ta marrin vaksinën, mirëpo në fillim dozat do të jenë të kufizuara edhe nuk do jenë në rend të parë të pritjes”, tha Raka.
Apel për respektim të masave antiCOVID-19, Raka bëri edhe gjatë kësaj bisede dhe tha se “nëse refuzojmë marrjen e vaksinës, COVID-19 do ta kemi më gjatë sesa që e kemi menduar”.
Raka, gjithashtu theksoi se me rritjen e prodhimit të vaksinave do të lehtësohet furnizimi me vaksinat.
Discussion about this post