Gjermania dhe Franca janë dy shtete evropiane që nuk e kanë të obligueshme bartjen e maskës në vende të hapura por e kanë të obligueshme bartjen e maskave në vende të mbyllura.
Mbase deri më tani e keni marrë me lehtësi por, në Kosovë, edhe në ambientet e mbyllura si kafenetë apo restorantet është e detyrueshme të barten maskat. “Nëse flasim për objektet e mbyllura afariste atëherë është obligative bartja e maskës… Bartja e maskës është obligative në të gjitha vendet dhe ambientet publike. Bartja e maskës është obligative edhe nëse I vetëm qëndron në një objekt, je I obliguar të bartësh atë” –ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj për Indeks-Intervistë.
Ashpërsimi i kontrolleve nga policia e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse ka një arsye sipas Zemajt sepse numri i madh I gjobitjeve tregon për mos-respektimin e masave në mënyrë të duhur nga ana e qytetarëve.
“Për këtë arsye, fatkeqësisht, për shkak të mosrespektimit të kësaj discipline, kemi dhe një numër të madh të lëshimit të gjobave dhe ndëshkimeve që kanë marrë edhe subjekte afariste dhe pjestarë të institucioneve publike, cfarëdoqofshin” – ka thënë Zemaj.
Discussion about this post