Kosova po vazhdon të mbajë trendin pozitiv të bilancit me COVID-19 pavarësisht numrit të vogël të qytetarëve të vaksinuar, shkruan Gazeta Metro.
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar vetëm 132,901 qytetarë, ndërsa në raportin e fundit janë vaksinuar 7,018.
Me dozën e dytë të vaksinës anti-Covid janë vaksinuar vetëm 17,476 qytetarë.
Në raportin e fundit janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me Covid-19, ndërsa 18 pacientë janë shëruar.
Në këtë raport, është shënuar një viktimë nga COVID-19.
Kështu, numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë është 176. /gazetametro.net
Discussion about this post