Dhjetori dhe janari pritet të jenë muajt kur pritet që të shënohen raste rekorde të të infektuarve me Coronavirus. Të paktën kështu ka deklaruar, Halil Krasniqi, mjek kosovar në Gjermani.
”Tani pothuajse 30% të shtretërve në repartet intensive janë të mbushura. Ne kemi 40 mijë vende për trajtim në reanimacion kurse në Kosovë fatkeqësisht kemi një numër shumë të vogël. Ne presim që në dhjetor, në janar të rritet numri i infeksioneve kështu që nuk do të kemi vend të mjaftueshme për trajtim adekuat në reanimacion”, ka thënë ai.
Së fundmi vaksina gjermane e firmës BionTech është treguar 90% efektive. Mjeku Halil Krasniqi për Front Online ka dhënë më shumë detaje për sa i përket suksesit që mund ta ketë kjo vaksinë për shërimin e Coronavirusit.
“Jemi optimist që vaksina e firmës Pfizer&BionTech do të ketë sukses , por që të ketë një sukses adekuat në aspektet shkencore dhe teorike duhet kohë e mjaftueshme deri në 4 vite. Vaksina tani është në fazat intensive duke shikuar që të marr lejen e aprovimit të licencohet. 90% mendojmë ne që do të ketë sukses por nuk i dimë tani reaksionet, efektet negative”, ka thënë ai.
Mjeku kardio-vaskular ka paralajmëruar se me pandeminë Covid-19 do të jetojmë edhe për shumë vite të tjera.
“Ne mendojmë që kjo vaksinë do të vihet në përdorim në vitin e ardhshëm, diku rreth prillit dhe majit. Pandemia do të na përcjell neve edhe disa vite, kështu që popullata duhet të jetë e përgatitur dhe tani duhe5tr të mësohet të jetojë me pandeminë, me këtë situatë dhe ta njeh si normale për disa vite”, ka thënë ai.
Discussion about this post