Është rritur numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë. Vetëm në 3 ditët e fundit janë shënuar mbi 1,300 raste të reja të infektuar me coronavirus, shkruan Reporteri.net.
Nga rezultatet e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vërehet një shtim i numrit të rasteve me COVID-19 në ditët e fundit.
Gjithsejtë 1324 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në tri ditët e fundit, shkruan Reporteri.net.
Vetëm sot janë shënuar 453 persona që kanë rezultuar me koronavirus pas testimeve të kryera nga IKSHPK.
Edhe e shtunja e këtij vikendi u shënua me shumë të prekur me COVID-19.
Gjithsejtë 426 raste të reja u raportuan si të infektuar me coronavirus.
Ndërkaq të premten IKSHP njoftoi se nga 2.570 mostra të marra, 445 rezoltuan pozitiv me COVID-19.
Kurse numri i rasteve aktive është 7.782.
Sa i përketë vdekjeve, në këto tri ditë 12 persona kanë humbur luftën me COVID-19.
Discussion about this post