Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur rritje të viktimave nga koronavirus, ndërsa më pak raste të reja, gjithsej 17 viktima dhe 294 raste të reja, shkruan Gazeta Metro.
Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).
Ndërsa numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandëmis është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes.
Discussion about this post