Një paracetamol në ditë shton rrezikun për sulm në zemër, pikën në tru dhe vdekjen e hershme, pohon një studim i fundit.
Gjetjet kanë dhuruar fakte se pacientët që kishin përdorur dozë të lartë të këtyre tabletave për një periudhë të gjatë kohore për 63 për qind ishin më të rrezikuar të vdesin papritmas.
Rreziku për të pësuar sulm në zemër apo sulm në tru ishte për 68 për qind më i lartë dhe për 50 për qind pacientët kishin gjasa që të vuajnë nga ulcerat në stomak apo gjakderdhjet.
Paracetamoli në fillim ishe konsideruar më i sigurt se sa aspirina, që shkakton gjakderdhje në stomak dhe ibuprofeni, që ndërlidhet me sulmet në zemër dhe pikën në tru.
Por, studiuesit britanikë që kishin kontrolluar studimet ku kishin qenë përfshirë 666,000 pacientë, thonë se rreziku ishte nënvlerësuar.
Ata mendojnë se paracetamoli mund të shkaktojë sëmundje duke parandaluar veprimin e enzimës në trup, të quajtur “COX-2”.
Shkencëtarët nga Lidsi po ashtu kanë vëzhguar tetë studime, ku kishin marrë pjesë shumë njerëz, për 14 vite rresht, e ishin vërejtur sëmundje si artriti dhe dhimbje të ndryshme në shpinë.
Discussion about this post